Fury thotë se Wilder nuk mund ta mposhtë me pikë

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Boksieri britanik Tyson Fury vlerëson se amerikani Deontay Wilder e ka të pamundur të triumfojë ndaj tim me pikë në meçin e të shtunës mbrëma.

Dueli për titull bote në peshën e rëndë në versionin WBC do të mbahet në Las Vegas. Fury 31-vjeçar barazoi me Wilderin në meçin e parë në dhjetor të vitit 2018 dhe shpreson që kësaj radhe të mos lë në duar të jurisë, por të arrijë fitore me nokaut.

“Wilder nuk mund të më mppsht me pikë, nuk është e mundur. Ky është Las Vegas, e jo Los Angeles. Nëse shkon 12 raunde atëherë unë do të jem fitues”, ka thënë Fury.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme