Futbollisti Douglas Costa argëtohet me këngën e Don Xhonit

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Reperi nga Drenica, Don Xhoni, është bërë sensacion jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë.

Ai ka thyer rekorde të shumta dhe fama e tij duket se ka kaluar kufijtë duke u pëlqyer edhe ndërkombëtarisht.

Së fundmi, futbollisti i Bayern Munich, Douglas Costa, ka qenë ai i cili ka ndarë një postim në rrjete sociale ku shihet duke u argëtuar me ‘freestyle-n’ “Make a Pose”.

Ylli brazilian shfaqet nga dhoma e tij duke parë performancën e Don Xhonit në emisionin “Gjoni Black”.

I njëjti ndërkaq ndjekë reperin edhe në rrjete sociale, gjersa duket se kanë komunikim më të gjerë me njëri-tjetrin.

Costa videon njëherësh e ka ndarë me 6.5 milionë njerëzit që mban në llogarinë e tij personale, Instagram.

Kënga e Donit Xhonit në YouTube kujtojmë se deri më tani ka mbledhur 30 milionë klikime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme