Mbrojtësi i Atletico Madridit, Jose Gimenez, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar klubi i La Ligas spanjolle në faqen zyrtare sot.
Gimenez ka rezultuar pozitiv në testimin e të hënës dhe është izoluar në shtëpi.
Më herët këtë muaj, mbrojtësi i Atleticos, Diego Simeone, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.