Gashi: Kam qenë i dehur, jam i pastër

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 16:36 | Nga

Gjyqtari Bajram Gashi i përfshirë në video skandalin me Trajnerin Ismet Munishi ku flitet për kurdisje të ndeshjes Drita-Prishtina një vit më parë, është i mendimit që kësaj pune ti shkohet deri në fund dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi

Pas video skandalit të publikuar sot, FFK ka vendosur që gjyqtarin Bajram Gashi ta largojë nga lista e ndeshjes Drita-Prishtina.

Gashi tha se e pret i qetë vendimin e FFK’së edhe pse thotë se është i pastër. Ai insiston se ato fjalë janë thënë nën ndikim të alkoolit dhe e pranon se do të dëshironte shumë që të drejtonte ndeshjen Drita-Prishtina.

“Vendimet i merr FFK se kush duhet të referojë edhe pse kam pasur dëshirë që të drejtoj këtë takim, sepse kam drejtuar ndeshje shumë më të rëndësishme dhe kjo ka qenë një mundësi shumë e mirë për të treguar se çfarë di të bëj”, tha fillimisht Gashi për Gazeta Express.

Ai madje thotë se ka qenë në ndikim të alkoolit dhe atëherë mund të flitet gjithçka.

“Unë jam i qetë e ashtu do ta pres edhe vendimin, por unë besoj se jam i pastër dhe ato gjëra janë thënë në ndikim të alkoolit. Për këtë rast dikush duhet të marrë përgjegjësi dhe unë jam që kësaj pune t’i shkohet deri në fund”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme