Gashi ndan 300 mijë euro për KOK-un, premton hapësira me standarde ndërkombëtare

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 12:58 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, ka vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), me ç’rast se bashku me Presidentin e KOK-ut Besim Hasani kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e këtij komiteti në vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Ky memorandum u nënshkrua me qëllim të mbështetjes financiare të KOK-ut me 300 mijë euro për realizimin e objektivave të veta për vitin 2019.

Gashi ka bërë të ditur se është rritur buxheti për mbështetjen e sportit. Ai tha se për të gjitha federatat janë ndarë rreth 3 milionë e 200 mijë euro.

“Kemi një rritje të buxhetit për mbështetjen e sportit. Këtë vit ministria e sportit ka mbështetur të gjithë federatat e licencuara me rreth 3 milion e 200 mijë euro, kurse kjo mbështetje në vitin 2017 ka qenë 1 milionë e 400 mijë euro pra kemi një rritje prej 120 për qind për financimin e federatave”, tha Gashi.

Ky memorandum bashkëpunimi për kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, ka një rëndësi për mbështetjen financiare. Ai ka premtuar se do të angazhohen maksimalisht që Kosova të arrijë më të mirën në sport.

“Kemi bere nënshkrim të memorandum që ka rëndësi për ne sepse plani strategjik për mbështetjen tonë financiare. E premtoj ministrin që do të angazhohemi maksimalisht për të arritur më të mirën. Ne natyrisht kemi edhe mbështetjen e komitetit të biznesit. Plani ynë është që në të ardhmen të dominojmë në suksese më të mëdha”, ka thënë Hasani.

Hasani ka kërkuar nga deputetët që të mbështesin Ligjin për Mbështetje të Sponsorëve. Sipas tij, duhet të përfshihen mjetet më të mëdha për sportistët.

“Kërkojmë nga deputetët që ta reflektojnë ligjin për mbështetje të sponsorëve pasi që kemi shumë të rinj që janë të interesuar për sport dhe kemi shumë të interesuar që janë të interesuar për të na mbështetur sportistët janë gati në mënyrë që ta përfaqësojnë shtetin por ftoj të gjithë zyrtarët që të përfshinë mjete me të mëdha për sport në mënyrë që të përfaqësohet shteti me mire. Biseduam edhe për nevojën e ligjit në fuqi të harmonizohet me zhvillimet të cilat po ndodhin në përgjithësi në sport”, tha ai.

Hasani tha se kërkesat e tyre varen nga përgjegjësia e zyrtarëve dhe organizatat sportive për qeverisje më të mirë.

Vit të suksesshëm të sportit e quajti edhe ministri Gashi. Ai tha se MKRS-ja do të vazhdojë mbështetjen për sportin.

“Është kënaqësi të jem këtu për memorandum për të rikonfirmuar mbështetjen për këtë mekanizëm të shkëlqyer të sportit për vitin 2019.  Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në vitin e kaluar. 2018 është viti më i suksesshëm i sportit të Kosovës që nga pas lufta duke pasur parasysh se Kosova ka rreth 100 medalje dhe këto janë arsyet të cilët sot jemi këtu. Do të mbështetim dhe do të kemi një përkushtim të përbashkët edhe si qeveri edhe si ministri por edhe për të biseduar për disa çështje për zhvillimin e Kosovës në sport”, tha Gashi, raporton Ekonomia Online.

Sa i përket Ligjit të ri për Sportin, Gashi tha se duhet një ligj i cili e favorizon më tutje sportin në Kosovë.

“Jemi dakorduar që ta shtyjmë përpara edhe ligjin e ri për sport. Kemi një ligj aktual i cili nuk është e mjaftueshme për kërkesat e kohës pra duhet të kemi një ligj i cili e favorizon më tutje sportin në Kosovë por jemi duke punuar me një intensitet të lartë për strategjinë e sportit në vendin tonë”, tha Gashi.

Ai foli edhe për objektin që vepron KOK-u, ku tha se është një hapësirë e vogël, por që nevojitet të shfrytëzohet edhe një kat tjetër i ndërtesës.

“Kemi vendosur që ky objekt që aktualisht po operon komiteti, ka një hapësirë shumë të vogël ti themi që ta shfrytëzojë edhe një kat tjetër dhe kemi vendosur që departamenti që e përdor ky komitet të zhvendoset në një objekt tjetër dhe të ketë hapësirë më të madhe për zhvillimin e aktiviteteve dhe stafi punon në ambientet të pa përshtatshme. Kemi diskutuar që pritjeve të komunës së Pejës sa i përket ndarjes së parcelës edhe në vitin e kaluar edhe këtë vit kemi ndarë mjete por nuk po arrin të ndërtohet objekti prandaj besoj që bashkë me federatën e xhudos do të shikojmë një alternativë tjetër për nderimin e objektit të xhudos”, tha Gashi.

Ai i bëri thirrje Administratës Tatimore të Kosovës për zbatimin e Ligjit të Sponzorizimeve. Sipas Gashit, MKRS-ja ka bërë të gjitha procedurat dhe miratuar rregulloren për këtë ligj.

“Jam këtu për ti bërë thirrje edhe ATK-se për zbatimin e ligjit të sponsorizimeve. MKRS ka ngarkuar të gjitha procedurat po ashtu kemi miratuar edhe rregulloren për sponsorizime, kemi quar edhe vërtetimet komisionit për sponsorizimet në vitin 2018 dhe i bëjmë thirrje ATK së që ta zbatojnë ligjin e cila është miratuar në kuvend”, u shpreh Gashi.

Të ngjashme