Gazeta spanjolle: Spanja të mbajë shënime, ky është kosovari spektakolar

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Spanjës duhet të nxjerrë shënime për talentin e Arbër Zenelit dhe kërcënimin që përbën për të në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022, këshillon gazeta e madhe spanjoll MARCA.

Zeneli e shënoi mbase golin më të mirë dhe më spektakolar në karrierën e vet, kur u fut në lojë nga stoli gjysmë ore para fundit dhe realizoi direkt nga goditja e këndit në humbjen e Stade de Reims kundër Stade Brest 29 në Ligë 1 të dielën, raporton Gazeta Express.

Anësori 25-vjeçar nuk ia dha asnjë mundësi portierit të Brest 29 ta ndalte goditjen e tij, pasi topi mori një trajektore të lakuar para se të përfundonte në cepin e majtë të portës së tij.

Natyrisht një gol i tillë në njërën prej pesë ligave më të mëdha evropiane nuk ka mundur të kalonte pa e bërë xhiron e botës.

Pamje nga puna e paqme e Zenelit shkuan edhe në Spanjë, aty ku e përditshmja madrilene e këshilloi ekipin kombëtar të Spanjës të marrë shënime për yllin kosovar.

“Spanja të mbajë shënime: gol spektakolar dhe madhështor nga kosovari Zeneli për Reims”, shkruan MARCA në përshkrimin e videos së golit të Zenelit në uebsajtin e vet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme