Gerrard e konfirmon se është në bisedime me Rangers

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 09:16 | Nga

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka konfirmuar se ka pasur bisedime pozitive me Rangers për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Klubi skocez e shkarkojë në fillim javë trajnerin Graeme Murty dhe e ka zgjedhur Gerrardin si pasardhës të tij, transmeton Gazeta Express.

Kjo do të ishte hera e parë që ish-mesfushori anglez drejton një klub.

37-vjeçari e ka pranuar se është në bisedime me Rangers dhe se marrëveshje mund të finalizohet në javën e ardhshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme