Griezmann: E dua Marseille në finale të Europa Ligës

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 19:25 | Nga

Ylli i Atletico Madrid do të dëshironte në finale bashkëpatriotët e tij – por djemtë e Siemones duhet ta kalojnë së pari Arsenalin sonte në gjysmëfinalen e dytë në Madrid.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezman thotë se ai do të dëshironte që të luante kundër Marseille në finale të Europa Ligë – duke llogaritur se të dy skuadrat mund të kalojnë në finale.

Marseille ka avantazh prej 2-0 nga fitorja e tyre kundër Red Bull Salzburg, por ata kanë edhe 90 minuta sonte në vjen për të kaluar në finale, kurse Atleti janë favorit margjinal pas barazimit 1-1 në Londër javën e kaluar.

“Ata janë një skuadër plot besim dhe mendojë që do të kalojnë në finale edhe pas ndeshjes se dytë. Kështu nëse ne kalojmë do ta doja një finale me ta”, tha Grizman për L’Equipe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme