Hadërgjonaj “tradhton” Kosovën, pranon ftesën e Zvicrës

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 17:16 | Nga

Mesfushori kosovar, Florent Hadërgjonaj, edhe zyrtarisht ka pranuar ftesë e Përfaqësueses së Zvicrës në futboll, duke e “tradhtuar” Kosovën.

Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e 1 qershorit kundër Bjellorusi (miqësore) dhe më 9 qershor kundër Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Përveç Hadergjonajt i cili ka pranuar ftesën, në këtë listë janë Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami, ndërsa emri i mesfushorit kosovar Granit Xhaka mungon për shkak se është i angazhuar në finalen e FA Kupës kundër Chelseat.

Trajneri kroat me këta futbollist do të filloj përgatitjet me 24 maj, ndërsa ditëve në vijim pritet t’i shtoj dhe t’i largoj disa lojtarë nga lista paraprake.

Të ngjashme