Harden me 56 pikë i siguron fitoren Houstonit

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 08:57 | Nga

Houston Rockets ka marrë një tjetër fitoree të madhe në NBA.

‘Raketat’ kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes përballë Utah Jazz dhe në fund kanë triumfuar me 27 pikë diferencë 137:110.

Padyshim që më i miri në këtë takim për Houstonin ishte James Harden.

Harden kishte një mbrëmje të magjishme ku shënoi 56 pikë dhuroi 13 asistime e pati dy kërcime tjera.

Me lojë të mirë u dallua edhe Eric Gordon që shënoi 20 pik, ndërsa te Jazz më efikasi ishte Mitchell me 17 pikë.

Cleveland Cavaliers ka pësuar përsëri humbje dhe kësaj radhe nga Atlanta Hawks me dy pikë diferencë 115:117.

Gjermani Dennis Schroder ishte më i dalluari te mysafirët me 28 pikë e nëntë asistime ndërsa LeBron James tek vendasit me 26 pikë e 13 asistime por të pamjaftueshme për fitoren e Cavs.

Humbje ka pësuar edhe Oklahoma City Thunder ku u mposhtën nga Portland Trail Blazers 103:99.

Damien Lillard kishte një mbrëmje magjike me 36 pikë e 13 asistime ndërsa u ndihmua edhe nga Jusuf Nurkic me 22 pikë e Cj McCollum me 22 të tjera.

Tek Thunder më efikasit ishin dyshja Paul Geoege e Russell Westbrook me 27 respektivisht 25 pikë por që nuk ishin të mjaftuara për fitore.

Los Angeles Lakers po kthehet ngadalë në një skuadër të frikshme falë talentëve që ka në radhët e veta.

Lakers ka shënuar një tjetër fitore dhe kësaj radhe mposhtën Memphis Grizzlies 107:102.

Brook Lopez ishte shënuesi më i mirë me 21 pikë dhe Brandon Ingram me 20 të tjera për këtë sukses të Lakers.

Fitore të rëndësishme shënuan edhe Boston Celtics e San Antonio Spurs përballë Orlando Magic respektivisht ndaj Phoenix Suns.

Rezultatet:

Hawks – Cleveland 117:115

https://youtu.be/TvzpOf6jDag

Miami – Clippers 104:101

https://youtu.be/VvBAYCrBbB4

Orlando – Boston 88:104

https://youtu.be/HT0t1rRyMs8

Raptors – Wizards 96:107

https://youtu.be/e0msf0IhruM

Rockets – Jazz 137:110

https://youtu.be/3hGdYHRQayo

Spurs – Suns 112:95

https://youtu.be/iQv2T77zpXw

New York Knicks – Pacers 108:101

https://youtu.be/_Df-Rj1SQlA

Minnesota – Hornets 112:94

Portland – Thunder 103:99

LA Lakers – Memphis 107:102

https://youtu.be/wuFzH1XP-r4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme