Hazard tashmë është në Madrid

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Hazard ka arritur në Madrid. Belgu është duke i kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën me Los Blancos.

Eden Hazard është rrugës për të bërë ëndrrën realitet, ta veshë fanellën e Real Madridit.

28-vjeçari tashmë është në Madrid. Ai po kryen testet mjekësore në klinikën “Sanitas La Moraleja” para se të nënshkruajë kontratën me Los Blancos. Madje ai dhuroi edhe autografe për disa tifozë që ishin të pranishëm.

Më pas, në ora 19:00, ai do të zbresë për herë të parë në fushë në “Santiago Bernabeu” me fanellë të Real Madridit.

Reali do ta prezantojë belgun si një Galaktik dhe për këtë janë shumë optimist se mbi 50 mijë tifozë do të jenë në tribunat e Bernabeut.

Pas prezantimit, Hazard do të dalë në konferencë për media para gazetarëve e më pas t’i nisë pushimet para se t’i bashkohet klubit në parasezon në fillim të korrikut. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme