Icardi: Dua ta arrij golin e 100-të për Interin

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 18:33 | Nga

Mauro Icardi ka shprehur dëshirën që të arrijë shifrën e 100 golave për fanellën e Interit, duke përfshirë edhe ndonjë gol në ndeshjen e sotme ndaj Milanit.

Derby della Madonnina nis në orën 20:45 në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

“Dua të shënoj 100 gola me fanellën e Interit, ndoshta edhe të bëhem golashënuesi më i mirë i gjitha kohërave te Interi, që është shumë e vështirë për ta arritur”, ka thënë argjentinasi në një konferencë për media.

Futbollisti ka shënuar 84 herë në 153 ndeshje për Interin, si dhe ka asistuar 22 herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme