IPKO Superliga, Llapi kërkon patjetër fitore për të qëndruar në hap me Feronikelin

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Xhiro e 23 në Ipko Superligën e Kosovës do të përcillet nën hijen e derbit mes Feronikelit dhe Trepçës ’89, që do të zhvillohet të dielën në Drenas.

“Nikli” do ta kërkojë konfirmimin e fuqisë së parë të futbollit kosovar në shtëpi, raporton Gazeta Express.

Para derbit të dielën, kjo xhiro do të fillojë me tri ndeshjet e së shtunës.

Llapi e kërkon fitoren të shtunën në shtëpi ndaj Ballkanit, për të qëndruar në luftë për titull pasi aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 47 pikë, aq sa Prishtina në pozitën e dytë dhe pesë më pak se lideri, Feronikeli.

Gjatë ditës së shtune do të zhvillohen edhe dy takime tjera; Drita vs Liria dhe Drenica – Ferizaj.

Kurse, dueli ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës do të luhet më 27 mars.

IPKO Superliga – Java e 23-të
E shtunë 14:00 Llapi – Ballkani
E shtunë 14:00 Drita – Liria
E shtunë 14:00 Drenica – Ferizaj
E diel 14:00 Feronikeli – Trepça ‘89
E diel 14:00 Gjilani – KEK-u
27 mars 14:00 Flamurtari – Prishtina

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme