Januzaj shkon në Rusi, falë freskisë që i duhet Belgjikës

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 09:22 | Nga

Mesfushori kosovar i skuadrës spanjolle Real Sociedad, Adnan Januzaj, do të jetë pjesë e kampionatit botëror “Rusia 2018”.

Januzaj 23-vjeçar është përfshirë në listën finale prej 23 lojtarëve të përzgjedhur nga seleksionuesi i Belgjikës, Roberto Martinez, shkruan Koha Ditore.

Përzgjedhjen përfundimtare për botërorin që nis më 14 qershor dhe përfundon më 15 korrik, Martinez e ka bërë publike të hënën në një konferencë për media.

Martinez ka arsyetuar vendimin e tij për futje në listën prej 23 lojtarëve edhe futbollistin nga Istogu, ndonëse ai nuk luajti për asnjë minutë në kualifikime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme