Jashari: Do t’i propozojë Kuvendit Komunal që Haxhi Krasniqi të shpallet “Qytetar Nderi” i Skenderajt

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka takuar në Prekaz kampionin e botës në boks në versionin WBA/IBO Haxhi Krasniqi.

Jashari ka thënë se për nder të suksesit të arritur nga Krasniqi, do t’i propozojë Kuvendit Komunal të Skenderajt që kampioni i botës të shpallet “Qytetar Nderi”, i kësaj komune.

“Takim vëllazëror me kampionin e botës në boks, Haxhi Krasniqi, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, të cilin e urova për arritjen e titullit kampion i boksit në botë dhe e falënderova për nderin dhe respektin e treguar për familjen tonë Jashari dhe familjet e dëshmorëve tjerë të kombit. Si Kryetar i Komunës në seancën e radhës do t’i propozoj Kuvendit të Komunës që kampionin e botës Haxhi Krasniqi të shpallim qytetar nderi të qytetit tonë historik, në shenjë mirënjohje e falënderimi për suksesin e arritur në arenën ndërkombëtare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme