Anthony Joshua fitoi duelin e tij numër 21 në karrierë duke e mposhtur boksierin nga Zelanda e Re, Joseph Parker.
Kjo ishte ndeshja e parë në karrierën e 28 vjeçarit që fituesi është vendosur me pikë pasi 20 të tjerat i ka fituar me KO.
Në këtë meç, Joshua fitoi me rezultat 118-110, 118-110 dhe 119-110 duke ua bashkëngjitur brezave të tij edhe atë të WBO-së.