Ekonomia Online
FUNDIT

Real Madrid-i udhëton në “Anoeta” pa dy lojtarët kryesorë

Real Madrid-i udhëton në “Anoeta” pa dy lojtarët kryesorë

Lideri i La Ligës, Real Madridi do të luajë si mysafir ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të. “Galaktikët”, kanë publikuar listën e tyre, ku mësohet se do të udhëtojnë pa dy yje. Bëhet fjalë për Jude Bellingham, i cili është i sëmurë, dhe Ferland Mendy i cili ka pasur dhimbje […]

Lideri i La Ligës, Real Madridi do të luajë si mysafir ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të.

“Galaktikët”, kanë publikuar listën e tyre, ku mësohet se do të udhëtojnë pa dy yje.

Bëhet fjalë për Jude Bellingham, i cili është i sëmurë, dhe Ferland Mendy i cili ka pasur dhimbje në këmbë.

Pjesa tjetër e skuadrës është e zakonshme, pa praninë e lojtarëve të rinj në listë dhe me Militao-n i thirrur edhe për një javë për të vazhduar me minutazhin.

Vetëm Courtois dhe Alaba, që kanë lëndime afatgjata, janë ende jashtë, edhe pse belgu do të rikthehet javën e ardhshme.

Real Madridi, do përballet me Real Sociedadin në “Anoeta” me “Galaktikët” që janë gjithmonë e më afër titullit.

? Real Madrid squad list.

❌ Bellingham is OUT. pic.twitter.com/rTYmJfkt1u

— Madrid Xtra (@MadridXtra) April 25, 2024

Të ngjashme