Joshua po shpreson për një përballje me fituesin e Wilderit me Furyn

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Promotori i boksit Eddie Hearn, beson se fituesi i meçit mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit do të përballet me presion publik për t’u ndeshur me Anthony Joshuan.

Joshua 30-vjeçar është kampion bote në peshën e rëndë në versionet WBA, IBF e WBO, ndërsa Wilder ka titullin tjetër të madh, atë WBC. Joshua ka dështuar të sigurojë një përballje me Wilderin, pasi amerikani ka vendosur të pranojë një rimeç me britanikun Tyson Fury. Përballja e parë mes Wilderit e Furyt që u mbajt në dhjetor të vitit 2018, përfundoi me barazim.

Rimeçi i tyre do të jetë më 22 shkurt, ndërkohë Joshua pritet të mbrojë titujt ndaj kundërshtarit të detyrueshëm, bullgarit Kubrat Pulev.

Promotori i Joshuas, Hearn, beson se fituesi i përballjes Fury – Wilder do të përballet me kërkesë nga publiku që të ndeshet me Joshuan, për ta përcaktuar kampionin absolut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme