Juventusi në garë për Sensin

Prishtinë | 06 Qer 2019 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Italisë, Juventusi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Sassuolos, Stefano Sensi.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”. Bëhet e ditur se Juventusi është i gatshëm të ofrojë rreth 25 milionë euro dëmshpërblim për Sensin, i cili pëlqehet nga drejtuesit e klubit.

23-vjeçari, në edicionin e fundit ka pastur paraqitje të mira në Serie A si dhe është pjesë e Përfaqësueses së Italisë.

Sensi ka kontratë me Sassuolon deri vitin tjetër kurse edicionin e ka mbyllur me dy gola e pesë asistime në 28 ndeshje kampionale. Ai karrierë ka bërë edhe te Cesena e San Marino.

Krahas Juventusit, interesim për Sensin ka treguar edhe ekipi i Milanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme