Kalimi i Ibrahimovicit në Bologna, i pamundur

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Kalimi i Zlatan Ibrahimovic te Bologna është ide dhe mundësi e së kaluarës dhe e harruar tashmë.

Këtë e konfirmon Riccardo Bigon, drejtori sportiv i klubit në fjalë.

Duke folur në “Rai Radio 1”, Bigon pranoi se për momentin është vetëm një hipotezë, por nuk ka asgjë konkrete.

Për Bologna, sulmuesi 38-vjeçar nuk është i mundur: “Unë e kuptoj nevojën e mediave për të bërë lajm. Ibrahimovic është një emër shumë i rëndësishëm, një profil i lartë, një person jonormal, që bën zhurmë mediatike. Sidoqoftë, nuk është një mundësi për Bologna. Nuk ka pasur kontakte, as ide reciproke”.

Drejtori sportiv pranoi se gjatë muajve të fundit, Mihajlovic ka folur me Ibrahimovic, por vetëm si dy miq.

Ideja e mëhershme mbeti në tentativë, sepse suedezi zgjodhi Milanin në merkaton e janarit: “Mihajlovic dhe Ibra kanë diskutuar disa muaj më parë, si dy miq. Ideja e ardhjes së tij te Bologna ishte përmendur, por Ibra bëri zgjedhjet e tij. Që atëherë kjo hipotezë nuk është marrë më në konsideratë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme