Kampioni olimpik Mo Farah i fiksuar pas maratonës së Londrës

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i katërfishtë olimpik, Mo Farah, thotë se triumfi në maratonën e Londrës do të ishte një nga arritjet e tij më të mëdha.

Britaniku 36-vjeçar, që është pensionuar nga atletika në shteg për t’u përqendruar në vrapime në rrugë me orar të plotë që nga viti 2017, përfundoi i treti në maratonën (42 kilometra e 195 metra vrapim) e Londrës vitin e kaluar, shkruan BBC.

Farah në maratonën e Londrës këtë fundjavë futet në formë të mirë, pasi fitoi në Chicago në tetor, duke thyer rekordin e Evropës.

“Unë nuk futem në një garë për të tentuar që të dal i treti apo i katërti. Unë besoj se mund të fitoj më tepër maratona të mëdha”, ka thënë Farah.

Farah, që ka fituar gjashtë tituj të botës në shteg të atletikës, përfundoi me kohë 2:06:21 orë në Londër vitin e kaluar dhe ka përmirësuar kohën në Chicago në tetor duke vrapuar për 2:05:11 orë.

Mirëpo, ai të dielën do të ketë konkurrencë të fortë, pasi aty do të jetë kampioni në fuqi, keniasi Eliud Kipchoge.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme