Klitschko pranon të kthehet në ring për 108 milionë euro

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Wladimir Klitschko pritet të kthehet në ring më 25 maj në Kiev, dy vjet pasi u pensionua.

Klitschko u largua nga sporti në prill të vitit 2017 pasi humbi nga britaniku Anthony Joshua me nokaut teknik në raundin e 11-të, në përballjen për tituj të botës në peshën e rëndë.

Mirëpo, ish-kampioni i peshës së rëndë po mendon të kthehet në ring, pasi është joshur nga një ofertë luksoze e platformës DAZN, shkruan sot Koha Ditore.

Mediumi ukrainas “SportArena” raportoi se Klitschko ka pranuar ofertën prej tri meçeve të DAZN-it me vlerë rreth 108 milionë euro. Raportet po ashtu kanë zbuluar se 43-vjeçari do të kthehet më 25 maj, në stadiumin olimpik në Kiev, ndërsa emri i kundërshtarit pritet të bëhet i ditur së shpejti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme