Klopp e sheh skuadrën e tashme si më të mirën që ka drejtuar

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, thotë se skuadra e tij që do të luajë kundër Tottenhamit të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve, është më e mira që ka drejtuar ndonjëherë në një finale.

Klopp është paraqitur në shtatë finale me Borussia Dortmundin dhe Liverpoolin, por ka humbur gjashtë të fundit, pasi fitoi të parën në Kupën e Gjermanisë të vitit 2012. Me Dortmundin pati fituar kundër Bayern Muenchenit, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk pëlqej të fajësoj skuadrat e mia të kaluara. I dua të gjitha. Dhanë çdo gjë, por kurrë nuk kam qenë në një finale me një skuadër më të mirë se kjo e tashmja”, ka thënë Klopp në konferencën për media të martën. “Këta djelmosha kombinojnë potencialin me qasjen në mënyrën më të mirë që kam parë ndonjëherë. Kjo është e shkëlqyer”.

Klopp ka thënë se rikthimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, ku ishte përmbysur disavantazhi 3:0 nga ndeshja e parë, duke shënuar fitore 4:0 në “Anfield” në ndeshjen e kthimit, ka dëshmuar se çfarë janë në gjendje të bëjnë lojtarët e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme