Kombëtares i dalin telashe rrugës për në Izrael

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Telashe me lojtarë i janë paraqitur kombëtares së Shqipërisë në futboll në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Izraelit. Shqipëria të dielën mbrëma (20:45) luan në udhëtim ndaj Izraelit, në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Të premten Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se nga kombëtarja për shkak të problemeve fizike, përkatësisht tërheqjes muskulare, janë larguar Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani. Përzgjedhësi Christian Panucci në vend të Veselit e Ramadanit ka ftuar mbrojtësin Ivan Balliu dhe mesfushorin Sabien Lilaj, shkruan sot Koha Ditore.

Ishte pritur që të dy të jenë nën urdhrat e italianit të premten mbrëma. Por ndërkohë kanë dalë telashe shtesë. FSHF-ja ka njoftuar që Ivan Balliu megjithatë nuk do të grumbullohet. Balliu është pjesë e skuadrës franceze Metz dhe trajneri i kësaj skuadre ka refuzuar ta lirojë.

Telashet me lojtarë vetëm sa rëndojnë gjendjen në kombëtare, që ka kohë që nuk është ajo që synohet. Të mërkurën kombëtarja barazoi pa gola me Jordaninë në miqësoren në Elbasan, një ndeshje që pritej ta fitonte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme