Kombëtarja Shqiptare fillon përgatitjet për “Euro Basket 2017”

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 15:58 | Nga

Kombëtarja Shqiptare e Baskebollit për meshkuj zhvilloi seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit qipriot, Antonis Constantinides në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e “Euro Basket 2017”. Ish-trajneri i Sigal Prishtinës kishte në dispozicion një grup prej 19 baskebollistësh, ku binin në sy disa basketbollist që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia dhe Greqia, ndërsa pjesa tjetër luan me ekipet më të mira të kampionatit shqiptar.

Shqipëria bën pjesë në Grupin F kualifikues së bashku me Gjeorgjinë, Malin e Zi dhe Sllovakinë. Ndeshjet do të jenë më sistem vajtje ardhje ku dy të parat do të kualifikohen për në fazën tjetër. Shqipëria do të debutojë në transfertë me Gjeorgjinë më 31 Gusht, ndërsa takimi i fundit në grup me Sllovakinë do të luhet në “Asllan Rusi” më 17 Shtator. Pavarësisht konkurrencës së fortë, objektivi i kuqezinjve mbetet kualifikimi për në fazën finale.

Të ngjashme