Kompletohen grupet e “Euro 2020”

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Janë kompletuar të gjitha grupet e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Me Maqedoninë e Veriut, Skocinë, Sllovakinë e Hungarinë që u kualifikuan përmes Ligës së Kombeve të enjten janë kompletuar të gjashtë grupet e Kampionatit.

Evropiani, që u shty për një vit si pasojë e pandemisë, pritet të zhvillohet në qershor, në disa qytete të Evropës.

Kjo është lista e grupeve:

Grupi A: Turqia, Italia, Uellsi, Zvicra

Grupi B: Danimarka, Finlanda, Belgjika, Rusia

Grupi C: Holanda, Ukraina, Austria, Maqedonia e Veriut

Grupi D: Anglia, Kroacia, Skocia, Çekia

Grupi E: Spanja, Suedia, Polonia, Sllovakia

Grupi F: Hungaria, Portugalia, Franca, Gjermania

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme