Legjenda e Liverpoolit, Aldridge: Klopp ta transferojë Mouran dhe Sonin nga Tottenhami

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp duhet ta konsiderojë transferimin e dy yjeve të Tottenham Hotspurit, Lucas Moura dhe Heung-min Son, në këtë verë te Liverpooli.

Legjenda e The Reds, John Aldridge, beson se ish-skuadra e tij ka nevojë të përforcohet në sulm edhe pse kanë lojtarë, si Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

Sezonin 2018/2019 ishte shumë i suksesshëm  për Liverpoolin, pasi e mposhtën Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve, derisa në Ligën Premier përfunduan në vendin e dytë, një pikë pas Manchester Cityt.

Lojtarët e Liverpoolit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Aldridge ka thënë se The Reds duhet t’i transferojnë Mouran dhe Sonin nga Spurs, pasi janë dy lojtarë që kanë teknik të jashtëzakonshme.

“Moura është një sulmues shumë i mençur, duhet ta vendosni pas tre sulmuesve (Salah, Firmino, Mane). Ai e ka aftësinë që të lirohet nga topi dhe pret topin në hapësirën ku mund të shënojë shumë lehtë gola”, ka thënë legjenda e Liverpoolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme