Lewandowski dhuron një milion euro

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Pas Leon Goretzkas dhe Joshua Kimmichit, një lojtar tjetër i Bayernit ka bërë donacion pas krizës së krijuar nga përhapja e Coronavirusit.

Sulmuesi i njohur, Robert Lewandowski dhe gruaja e tij, Anna, kanë dhuruar një milion euro për bamirësi, ka njoftuar Bild të shtunën.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë përreth nesh. Tani të gjithë jemi pjesë e ekipit. Le të jemi të fortë në këtë luftë. Nëse mund të ndihmojmë, le të bëjmë këtë. Kjo situatë ndikon te të gjithë ne, kështu që duhet të ndjekim këshillat dhe të dëgjojmë ata që dinë më së miri. Të tregojmë përgjegjësi”, kanë thënë Robert Lewandowski dhe gruaja e tij për Bild.

Ata besojnë se shpejt jeta do të kthehet në normalitet. Por thonë që në këtë moment të vështirë të gjithë duhet të qëndrojnë të bashkuar.

Goretzka dhe Kimmich tashmë kanë dhuruar një milion euro për iniciativën e tyre “#WeKickCorona”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme