Liria fiton dy pozicione në tabelë pas reagimit ndaj FFK-së

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 09:09 | Nga

Vetëm pas reagimit të klubit të futbollit Liria, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ndryshoi renditjen përfundimtare për edicionin 2017\2018, që u mbyll të dielën me ndeshjen Prishtina – Drita.

Klubi Liria nëpërmjet një reagimi të publikuar në faqen e klubit të martën kërkoi nga FFK-ja të bëjë “përmirësimin teknik” dhe nga pozita e shtatë ta ngrejë në pozitën e pestë. Në klubin prizrenas njoftuan se kanë qenë më të mirë në duelet e drejtpërdrejta me Ferronikelin dhe Drenicën, të cilat skuadra tubuan po ashtu nga 48 pikë sa Liria, shkruan sot Koha Ditore.

FFK-ja gjatë ditës publikoi renditjen e përmirësuar.

Në renditjen e fundit, Liria është ngritur në pozitën e pestë, meqë ka bilanc më të mirë në ndeshjet e drejtpërdrejta me Ferronikelin dhe Drenica.

Në rastet kur tri skuadra përfundojnë me pikë të barabarta atëherë krijohet një mini-tabelë dhe nxirret më i miri. Liria del bindshëm e para në këtë mini-tabelë me 11 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme