Liverpooli me ofertë të lartë për gjermanin Timo Werner

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli është futur fuqishëm në garë për sulmuesin gjerman Timo Werner.

Kampioni në fuqi i Evropës kërkon transferimin e menjëhershëm në janar të Wernerit nga RB Leipzig.

23-vjeçari ka tri vite që ka një formë konstante dhe ka bërë për vete skuadrat e mëdha.

Sipas mediumit anglez Daily Express, The Reds kanë filluar bisedimet me Leipzigun për transferimin e Wernerit.

Madje thuhet që kampioni në fuqi i Evropës ka bërë tanimë një ofertë zyrtare prej 70 milionë euro.

Ka qenë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp që ka kërkuar me ngulm nga drejtuesit e klubit transferimin e Wernerit.

Gjithsesi The Reds nuk do ta kenë të lehtë afrimin e tij pasi në garë janë dhe Bayern Munich, Manchester United e Milan.

Të ngjashme