Malta ka ardhur në Kosovë për fitore

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Vlerësime të larta për Kosovën dha seleksionuesi i Maltës, Ray Farrugia, të mërkurën. Tha se Kosovën, pas katër apo pesë vjetësh e sheh një nga top ekipet e botës.

Por tash për tash si është dhe me kualitetin që ka, Farrugia nuk e sheh mision të pamundur fitoren ndaj saj. Ai insiston se Malta është duke u rritur si përfaqësuese dhe e kaluara e errët është lënë anash, shkruan sot Koha Ditore.

Synimi i Maltës për ndeshjen kundër Kosovës, siç tha trajneri Farrugia në konferencën për media të mërkurën në Prishtinë, është fitorja.

Ndeshja Kosovë – Maltë luhet të enjten (sot, 20:45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve – Liga D, Grupi 3.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme