Man Utd, Chelsea dhe Liverpooli synojnë Sanchon, çmimi i tij rritet në 140 milionë euro

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Yllit të Dortmundit i është rritur çmimi për disa miliona euro kohëve të fundit për shkak të performancave fantastike të tij.

Jadon Sancho si duket do t’i detyrojë ekipet angleze, si Manchester United, Chelsean apo Liverpoolin që të thyejnë rekordin e Premier Ligës për transferimin e një tinejxheri, transmeton Koha.net.

Sipas gazetës gjermane Bild, vlera e 19 vjeçarit është rritur në 140 milionë euro për shkak të performancës së tij fantastike në Dortmund, ku ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 18 asistime në 33 ndeshje në gara të ndryshme.

Gjigantët anglezë, United, Chelsea dhe Liverpooli janë të interesuar që të marrin në ekipin e tyre Sanchon, e kjo do ti detyronte ata që të thyenin rekordin e Paul Pogbas, i cili është tinejxheri që është transferuar më së shtrenjti në Premier Ligë, për 89 milionë funte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme