Manaj në top formë, shënon tjetër gol në fitoren e Barcelonës

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Rey Manaj ka vazhduar me formë të lartë me Barcelonën B në ligën e tretë spanjolle.

Sulmuesi shqiptar ka qenë në një tjetër ndeshje protagonist me një gol të shënuar.

Barça B ka triumfuar me rezultat 3-4 në udhëtim te Villarreal B, teksa Manaj realizoi golin e katërt në këtë sfidë.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë pranoi një top në zonë dhe me një gjuajtje të fortë realizoi për 1-4.

Lushnjari konfirmon edhe njëherë se po kalon një sezon të shkëlqyer, teksa deri tani e ka gjetur 12 herë rrugën e rrjetës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme