Maqedonasit nuk shesin bileta në komunat e shqiptarëve për ndeshjen me Kosovën

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut (FFM) sot i ka nxjerr në treg biletat për ndeshjen që maqedonasit do ta zhvillojnë më 26 mars në Shkup kundër Kosovës – në kuadër të Ligës së Kombeve dhe kualifikim në Kampionatin Evropian.

Maqedonasit i kanë caktuar disa pika të shitjes si në platformën digjitale MKTickets” dhe vendet tjera si: Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup, Ohër, Prilep, Strumicë, Shtip, Manastir, Negotinë, Vales, Gjevgjeli, dhe Koqan.

Kështu, janë diskriminuar shqiptarët e Maqedonisë, grupe tifozësh nga të cilët kishin paralajmëruar se do ta përkrahin Kosovën. Mungojnë vendbanimet me shumicë shqiptare se Tetova, Struga, Kumanova, Dibra apo Gostivari, raporton Gazeta Express.

Biletat kanë çmim prej 5 dhe 6 eurosh dhe ato shiten përmes dokumenteve të identifikimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme