Maradona e quan idiot futbollistin brazilian

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 17:31 | Nga

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, e ka quajtur idiot Dani Alves pasi që futbollisti Juventusit e kritikoi “Dorën e Zotit”.

“Dëshironi që ta krahasoni Messin me Maradonën? Nuk mund t’i krahasoni”, tha Alves për Canais Esporte Interativo.

“Nuk do të isha krenar që të thoja se e kam fituar Kupën e Botës me ‘Dorën e Zotit’. Nuk do të mund t’i tregoja birit tim që e kam fituar Kupën e Botës në atë mënyrë me tërë botën duke folur për të.

Por Maradona u kundërpërgjigj duke e quajtur idiot.

“Dani Alves është idiot. Ai pason 28 herë dhe vetëm katër herë ia qëllon. Si katërsh, Cafu dhe Maicon ishin të mirë. Dani Alves? I mjerë”, tha ai për TyC Sports.

“Ai flet sepse luan në një pozitë në fushë ku nuk luhet futbolli. Ata e prekin topin tre herë dhe i bëjnë tetë ndërhyrje të palejueshme në secilën lojë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme