Mario: Nuk dua të kthehem në Inter

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 10:34 | Nga

Joao Mario e ka bërë të qartë “nuk do të kthehem” te Interi, duke e pranuar “e vërteta është se nuk më pëlqen Serie A”.

Mesfushori i Portugalisë, Joao Mario, iu bashkua Interit për 45 milionë euro verën e vitit 2016 nga Sporting Lisbona, por e kaloi pjesën e dytë të sezonit në formë huazimi në Premierligë të Ëest Ham United.

Nuk është e qartë nëse West Ham dëshiron ta blejë 25-vjeçarin, por portugezi ka treguar se nuk dëshiron të kthehet në Itali.

“Nuk dua të tentoj përsëri”, tha Joao Mario, duke folur për Gazzetta dello Sport.

“Nuk e kam motivimin e duhur, është eksperiencë që ka marrë fund, pa asnjë dyshim”.

“Nuk jam i nervozuar, do të mbaj me vete kohën që kalova në Milano. Por, unë e kam të qartë, nuk dua të kthehem. E vërteta është se nuk më pëlqen edhe Serie A”.

“Kush është fajtori? Të gjithë dhe askush”, shtoi portugezi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme