Messi flet shlirë për shumë tema: Rikthimin e Neymarit, largimi i Ronaldos…

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ka dhënë një intervistë pa hezitim për “El Mundo Deportivo”, duke prekur tema të ndryshme.

Ai foli për largimi dhe dëshirën për tu rikthyer të Neymar, shkarkimi e Ernesto Valverdes, largimi i Criastiano Ronaldos nga Real Madridi.

“Unë do të doja shumë që Neymar të kthehej. Ai është një nga më të mirët në futboll. Një person i gëzuar, gjithmonë i lumtur, argëtohej në fushë. Neymar me të vërtetë dëshiron të kthehet, është penduar që u largua në vitin 2017”.

Messi u ndal të flas edhe për Lautaro Martinezin, duke thënë se ngjan shumë me Luis Suarezin.

“Lautaro Martinez është spektakolar, mbresëlënës, ai do të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm dhe po e demonstron këtë. Ai është i mirë në dyluftimet një kundër një, shënon shumë, lëviz si duhet në zonë, ka shumë cilësi. Është i plotë, ka shumë të përbashkëta me Suarezin”.

“Të gjithë lojtarët e mirë përshtaten për të luajtur me njëri-tjetrin. Luis mund ta ndihmojë atë të përshtatet. A mund të na shihni së bashku? Unë uroj që më të mirët të vijnë këtu dhe të përpiqen të fitojnë gjithçka”.

Argjentinasi u ndal edhe te përplasja me drejtorin sportiv Eric Abidali, duke thënë se u ndje i sulmuar.

“Unë u përgjigja, sepse u ndjeva i sulmuar. Lojtarët ishin në shënjestër. Shumë gjëra janë thënë për dhomën e zhveshjes, që largon trajnerët, dhe se unë paskam fuqinë të marr vendime. Konsiderimi i lojtarëve shkaktarë për shkarkimin e trajnerit më tingëllon çmenduri. Klubi ka një drejtor dhe sekretariat teknik, ata i marrin vendimet”.

Së fundmi u ndal te largimi i Ronaldos nga Real Madridi, duke thënë se klubi madrilen ka humbur shumë.

“Real Madridi pa Ronaldon ka humbur shumë gola. Ishte e qartë se kjo do të ndodhte. Jo vetëm gola, por Cristiano i sillte edhe shumë gjëra të tjera. Nëse një ekip humbet një lojtar që shënon 50 gola në sezon, boshllëku vërehet lehtë. Real Madridi ka lojtarë të shkëlqyeshëm, por Cristiano shënonte 50 gola në sezon”, nënvizoi ai. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme