Mourinho e thotë edhe pas humbjes nga Leicesteri: Tottenhami ishte skuadra më e mirë

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Humbja e Tottenham Hotspur nga Leicester City nuk e tregoi realitetin e lojës – ka thënë Jose Mourinho.

Spursat pësuan humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier, ndërsa trajneri nuk ka mundur të pajtohej me atë që ndodhi.

Penalltia e Jamie Vardy dhe autogoli i Toby Alderweireld ia siguruan tri pikë Leicesterit, ndërsa 57-vjeçari ka thënë se të dy golat erdhën në kundërshtim me atë që po ndodhte në fushë.

“Në bazë të rezultatit duket sikur kundërshtari e kishte gjithë kontrollin ose se kundërshtari ishte më i mirë se ne, por ky nuk ishte realiteti”.

“Paraqitja jonë nuk ishte e mirë, mirëpo ndeshja nuk ishte sikur ata merituan të fitonin dhe ne merituam të humbnim”, ka thënë Mourinho për Sky Sports.

Kujtojmë që edhe pas sfidës ndaj Liverpoolit, portugezi i kishte thënë Jurgen Kloppit se humbi skuadra më e mirë, deklaratë që u bë sensacion në mediat sportive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme