Mourinho: Pogba dhe Noble dukeshin si të dashuruar

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 14:59 | Nga

Jose Mourinho tentoi të qetësojë situatën mes Paul Pogbas dhe Mark Noble në barazimin pa gola të Manchester Unitedit me West Ham Unitedin.

Dy mesfushorët u përfshin në një kacafytje pasi Noble veproi ashpër për një ndërhyrje që bëri Pogba.

Gjyqtari Jon Moss ndëshkoi dy lojtarët me karton të verdhë, ndërsa në fund të ndeshjes u përshëndetën me njëri-tjetrin.

“Dukeshin si të dashuruar. Përqafoheshin, putheshin, shkëmbenin fanellat”, ka thënë Mourinho.

“Pra ishte gjë e mirë, garuese. Na duhej një pikë për të përfunduar në pozitën e dytë. Ata nuk fituan asgjë sepse kryen punë kundër Leicesterit, por luajtën për të fituar dhe kjo u vërejt me ndryshimet që bënë”, ka thënë veç të tjerash portugezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme