Muriqi i tmerrshëm në debutim, tifozët kërkojnë largimin e tij

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Debutimi i portierit të Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, në Championship te skuadra e Nottingham Forestit, ishte një tmerr për të, e në fund edhe për skuadrën e tij.

Me dy reagime të dobëta të tij, pësoi dy gola dhe kjo bëri që Nottinghami të shtunën të pësojë humbje 2:1 në shtëpi nga West Bromwichi, ndonëse kishte kaluar në avantazh qysh në minutën e tetë.

Muriq si në golin e parë ashtu edhe në të dytin nuk reagoi mirë dhe kjo ka bërë që tifozët të kërkojnë kthimin e portierit rumun, Costel Pantilimon, si titullar. Fillimisht, WBA-ja barazoi rezultatin, kur topi i shkoi Muriqit për fundi duarve, kurse në epërsi kaloi me një gjuajtje parabollë nga larg që më shumë ngjante në harkim, nëntë minuta më vonë. Ai e perceptoi keq fluturimin e topit dhe në fund u ndal në rrjetë.

“Pantilimon, të lutem kthehu”, ishte reagimi i një tifozi të dëshpëruar të Nottighmanit pas humbjes nga WBA-ja. Një tjetër ka shkruar se “më mirë do të kishim luajtur pa portier në këtë ndeshje”. Pati reagime edhe më të rënda dhe disa fyese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme