Musa Hajdari e fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik në Turqi

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Musa Hajdari e ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin ballkanik të sallës për senior, të mbajtur këtë fundjavë në Stamboll të Turqisë.

Hajdari e rrëmbeu të argjendtën në disiplinën 800 metra, dhe ishte vetëm shumë pranë normës olimpike.

Ai arriti në cak me kohë 1:49.31, vetëm 11 të qindtat larg normës evropiane.

Musa Hajdari është bursist Olimpik për Tokio 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme