Napoli – Juventus, formacionet zyrtare: “Zonja e Vjetër” me shumë mungesa

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Napoli do të jetë nikoqirë i Juventusit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Serie A.

Napolitanët kanë marr pikët e plota në dy takimet e para, ndërsa do të tentojë të vazhdojë me formën e mirë.

Në anën tjetër Juventusi ka vetëm një pikë nga dy ndeshjet e parë, një nisje e dobët e tyre.

Napoli është i kompletuar ku do të luajë me Politano, Elmas, Insigne e Osimhen.

Në anën tjetër te Juve do të ketë mungesa të mëdha si Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Alex Sandro, Danilo, Rodrigo Bentancur dhe Federico Chiesa.

Allegri do të luajë me emra si Giorgio Chiellini, Leandro Bonucci, Manuel Locatelli dhe Alvaro Morata.

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Anguissa; Politano, Elmas, Insigne; Osimhen

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Pellegrini; McKennie, Locatelli, Rabiot; Bernardeschi, Morata, Kulusevski

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme