Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale në Grand Slamin e Tbilisit, në çerekfinale mposhti serben Perisic

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka fituar tri garat e para për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sukseset e Kosovës në xhudo nuk kanë të ndalur dhe tashmë po vijnë edhe sot (e premte) nga Gjeorgjia.

Është pejania, Nora Gjakova, e cila ka shënuar tri fitore në tri ndeshjet e para për të siguruar kalimin në gjysmëfinale të kësaj gare.

Nora ka fituar luftën e parë kundër ukrainases Skora Mariias, duke iu dashur vetëm vetë 1 minutë e 48 sekonda për ta siguruar fitoren.

Në raundin tjetër apo të tretë, Nora ishte e pamëshirshme ndaj xhudistes austriake, Sabrina Filzmoser, të cilën e mposhti me Ippon.

Në çerekfinale, Gjakova mori një fitore të madhe ndaj serbes Marica Perisic, të cilën e mposhti për 3 minuta e 15 sekonda.

Fitoren e xhudistes nga Kosova vijnë në kategorinë deri në 57 kilogram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme