Nuhiu: Nuk i shfrytëzuam rastet, Feronikeli mbrohej

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Drita nuk ka arritur më shumë se një pikë në sfidën përballë Feronikelit të zhvilluar në Gjilan.

Kampioni u gjet në disavantazh në fraksionin e parë, mirëpo ia doli të kthehej në gjysmë e dytë për ta barazuar rezultatin.

Në prononcimin për mikrofonat e ArtSport pas ndeshjes, trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se skuadra e tij luajti mirë, porse kundërshtari kishte ardhur për t’u mbrojtur dhe i ndëshkoi në një rast.

Sipas tij, Intelektualët ishin më kërkues gjatë gjithë lojës, porse pos barazimit nuk arritën që t’i konvertonin rastet tjera, sepse u mungonte fokusi dhe finalizimi para portës.

Me pikën e fituar, Drita e ka ngushtuar në dy pikë diferencën me liderin Ballkani

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme