Parakualifikimet e Botërorit 2023: Kosova, e gatshme për ndeshjen me Islandën

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

“Dardanët” do ta nisin kampanjën parakualifikuese me ndeshjen kundër Islandës, e cila do të luhet më 20 shkurt në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës është e gatshme për duelin e parë të fazës parakualifikuese të Kampionatit Botëror 2023 në basketboll, shkruan Gazeta Express.

“Dardanët” do ta presin në ndeshjen e parë Islandën, në duelin e vlefshëm për Grupin B të rundit të parë, që do të zhvillohet më 20 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00.

Verdhekaltrit do t’i nisin përgatitjet gjatë javës së ardhshme, pas përfundimit të “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll.

Dardan Berisha me shokë janë optimistë se do të dalin mirë nga kjo fazë parakualifikuese për Botëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme