Pirlo zbulon lojtarët të cilët dëshiron të luajnë me Ronaldon

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ronaldo, Dybala dhe Morata – Pirlo i do këtë treshe titullarë gjithmonë.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, duke pranuar se tani për tani është paksa e vështirë derisa të gjendet një zgjidhje, dëshiron që në sulm të luajnë gjithmonë Cristiano Ronaldo, Alvaro Morata dhe Paulo Dybala.

Ata nuk kanë pasur fatin deri tani të luajnë disa sfida së bashku, për shkak të arsyeve të ndryshme, por Pirlo ka zbuluar se ky është synimi i tij për të ardhmen.

“Fatkeqësisht nuk i kemi pasur asnjëherë të gjithë së bashku, ata vetëm janë stërvitur disa ditë së bashku. Kemi menduar për këtë zgjidhje që nga fillimi i sezonit”, u shpreh Pirlo.

“Duhet të gjejmë balancin në ekip, do të tentojmë të luajmë me Ronaldon, Dybalan e Moratën”. /Gazeta Express

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme