Pochettino bëhet trajneri më i paguar në histori

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Ardhja e Mauricio Pochettinos duket se ka një çmim të lartë për ekipin e PSG

Sipas gazetës së njohur parisiene, L’Equipe, Mauricio Pochettino është trajneri më pagën më të lartë ndonjëherë, derisa ai u bë trajner i Paris Saint-Germain.

Ish trajneri i Tottenham, i cili e mori Parisin pas shkarkimit të Thomas Tuchel, raportohet se fiton 940 mijë euro pa taksa në muaj.

Argjentinasi mori trofeun e tij të parë pas mori drejtimin e klubit francez pasi që mposhti në “Trophee des Champions” (Superkupa e Francës) skuadrën e Marseille me rezultat 2-1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme