Portugalia dështon të tregojë se nuk varet nga Ronaldo

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 09:18 | Nga

Seleksionuesi i Portugalisë, Fernando Santos ka kaluar Kupën e Botës duke mohuar se skuadra e tij është e varur shumë nga Cristiano Ronaldo. Mirëpo ai nga Rusia është larguar edhe me më tepër dyshime për të ardhmen e përfaqësueses portugeze pasi sulmuesi ikonik të vendosë të tërhiqet.

Ronaldo shënoi “hat-trick” në ndeshjen e parë të Botërorit në barazimin 3:3 me Spanjën dhe më pas shënoi gol edhe në fitoren 1:0 ndaj Marokut, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Ai dështoi të thyente mbrojtjen e Iranit në barazimin 1:1, kurse Portugalia në atë ndeshje ishte në presion nga fundi dhe rrezikoi edhe të eliminohej nga faza e grupeve në kupën e botës “Rusia 2018”.

Të shtunën, kampionia e Evropës, Portugalia nuk arriti të gjente një rrugë për të dalë nga vështirësitë, ndërsa Ronaldo ishte kryesisht joefikas ndaj një mbrojtjeje mjaft mirë të organizuar të Uruguait dhe dukej i frustruar me mungesën e furnizimit nga mesfusha.

Santos kishte shmangur një pyetje për varësinë e skuadrës nga Ronaldo para ndeshjes të së shtunës.

“Unë vetëm sa e fitova një kafe falas, pasi kam vënë bast se do të më bëhej kjo pyetje. E kam një kafe falas tash. Faleminderit për këtë pyetje”, tha Santos në konferencë për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme