Problemet me stomakun, Maradona do të operohet

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Gjendja shëndetësore e Diego Armando Maradonës nuk ka qënë aspak e mirë këtë mesjavë.

Legjenda argjentinase ka kërkuar ndihmë më të specializuar në spitalin e Buones Aires, ku i është nënshtruar një ndërhyrje në stomakun.

Por, miku dhe njëkohësisht menaxheri personal i Maradonës ka pohuar se “El Pibe d’Oro” tremb gjithmonë, por kthehet shpejt.

“Diego gjithmonë na alarmon, por pastaj ai kthehet menjëherë. Këtë javë ai do kontrollohet për problemet me stomakun dhe në ditët e ardhshme do të duhet të operohet, por asgjë serioze.”-zbuloi Stefano Ceci për “Radio Marte”.

Maradona u kthye në shtëpinë e tij në Buenos Aires pas problemeve të stomakut të natës së kaluar, ndërsa të hënën ose të martën pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme