PSG e gatshme të negociojë për Neymar

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Skuadra franceze Paris Saint-Germain është e gatshme të negociojë për sulmuesin Neymar.

Ylli brazilian ka qenë i interesuar që të rikthehet në Barcelonë, por kampionët francezë kanë refuzuar që të negociojnë me gjigantët spanjollë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Tani PSG është e hapur për një marrëveshje dhe futbollisti Antoine Griezmann mund të luajë një rol kyç nëse pranon të transferohet në kryeqytetin francez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme